
Presidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell i cili zbaton vendimet e Parlamentit Evropian ka thënë se urdhrat e Izraelit për evakuimin e qytetarëve në Rafah lindor janë "të papranueshme".
Borrell bëri thirrje që Izraeli të heqë dorë nga një ofensivë tokësore në qytetin më jugor dhe tha se BE-ja duhet të veprojë për të parandaluar një skenar të tillë.
“Urdhrat e evakuimit të Izraelit për civilët në Rafah parashikojnë më të keqen: më shumë luftë dhe zi buke. Është e papranueshme. Izraeli duhet të heqë dorë nga një ofensivë tokësore dhe të zbatojë Rezolutën 2728 të KS të OKB-së. BE-ja, me Komunitetin Ndërkombëtar, mund dhe duhet të veprojë për të parandaluar një skenar të tillë”, shkruan Borrell në “Twitter”.
Israel's evacuation orders to civilians in Rafah portend the worst: more war and famine. It is unacceptable.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) May 6, 2024
Israel must renounce to a ground offensive and implement UNSCR 2728.
The EU, with the International Community, can and must act to prevent such scenario.
Lini një Përgjigje