
Komisioni Evropian ka njoftuar gatishmërinë për të dërguar 2 milionë predha artilerie në Ukrainë dhe për të zhbllokuar 11 miliardë eurot e mbetura të kredive të G7, si pjesë e mbështetjes së vazhdueshme për Kievin.
Vendeve evropiane u bashkon angazhimi për të ndihmuar Ukrainën në fushat ushtarake, ekonomike dhe politike, duke ndarë së fundmi 1 miliard euro për industrinë e mbrojtjes ukrainase nga fitimet e aseteve të ngrira ruse.
“Jemi në rrugën e duhur për të përmbushur objektivin e 2 milionë predhave për Ukrainën në 2025 dhe për të ofruar 11 miliardë eurot e kredive të G7. Paketa jonë e 18-të e sanksioneve synon të mbështesë këtë përpjekje”, deklaroi Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Ajo theksoi gjithashtu mbështetjen e Komisionit për rrugën e Ukrainës drejt anëtarësimit në BE, duke u bërë thirrje vendeve anëtare të hapin bllokun e parë të negociatave për pranim.
“Ukraina po kryen reforma pas reforme nën presion të jashtëzakonshëm. Procesi i pranimit bazohet në meritë, dhe Ukraina e meriton të ecë përpara”, shtoi von der Leyen.
Ky angazhim vjen si dëshmi e solidaritetit evropian për të mbështetur Ukrainën në kohë sfidash të mëdha.
Lini një Përgjigje