TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Qershor 2025, 14:56

Orban kundër paradës së LGBTQ në Budapest: Pasoja për ata që sfidojnë ligjin!

Shkruar nga Pamfleti

Orban kundër paradës së LGBTQ në Budapest: Pasoja për

Kryeministri hungarez, Viktor Orbán, është vënë në qendër të kritikave pasi ndaloi zyrtarisht Paradën e LGBTQ+ në Budapest, duke kërcënuar me pasoja ligjore për pjesëmarrësit, përfshirë e të huajt. Ndërkohë, përkrahësit e komunitetit LGBTQ+ dhe figura ndërkombëtare po mobilizohen për ta sfiduar ndalimin.

Orbán ka paralajmëruar se “të gjithë ata që marrin pjesë në një ngjarje të ndaluar me ligj do të përballen me pasoja”, duke shtuar se “edhe të huajt mund të dënohen deri në një vit burg”.

Ligji anti-Pride në Hungari parashikon edhe përdorimin e teknologjisë së njohjes së fytyrës për të identifikuar pjesëmarrësit, raporton La Repubblica.

Kundërshtimi ndaj këtij ndalimi është i fuqishëm, pasi më shumë se 35 mijë persona dhe të paktën 70 eurodeputetë priten të marrin pjesë në paradë, ndërsa mbështetja ndërkombëtare po rritet.

Figura të njohura si ministrja spanjolle e Barazisë, Ana Redondo Garcia, dhe liderja e Partisë Demokratike të Italisë, Elly Schlein, kanë konfirmuar praninë e tyre në Budapest. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, publikoi një mesazh solidariteti në Instagram, ndërsa Komisionerja për Barazi, Hadja Lahbib, pritet të jetë fizikisht e pranishme.

Kryebashkiaku i Budapestit, Gergely Karácsony, ka sfiduar ndalimin e qeverisë duke njoftuar se bashkia do ta organizojë paradën, me qëllim për ta anashkaluar nevojën për miratimin qeveritar.

Por rreziku për përplasje mbetet e lartë. Përveç gjobave deri në 500 euro, aktivistët druhen se ngjarja mund të shoqërohet me dhunë dhe gaz lotsjellës.

Ky tension vjen ndërkohë që Orbán po përballet me presion të madh politik. Lideri i opozitës, Péter Magyar, ka kaluar për herë të parë në sondazhe me një avantazh prej 10 pikësh, pra nga 28% në 38%. Nga ana tjetër, ndërsa mbështetja e të rinjve dhe e zonave rurale për Fidesz ka rënë ndjeshëm.

 

Lini një Përgjigje