Ish-këshilltari i Donald Trump përmend edhe referenca historike dhe kritikon aleatët e SHBA-së për “lojë të dyfishtë”
Ish-këshilltari i afërt i ish-presidentit amerikan Donald Trump, Steve Bannon, deklaroi se vendet arabe, veçanërisht monarkitë e Gjirit, duhet të marrin një rol kryesor në rast të një operacioni të mundshëm tokësor ndaj Iranit.
Gjatë podcast-it të tij “War Room”, Bannon theksoi se elitat e Gjirit duhet të përbëjnë “valën e parë” të një ndërhyrjeje të tillë, duke përfshirë edhe anëtarë të familjeve mbretërore. Ai vuri në dyshim gatishmërinë e tyre për përfshirje direkte ushtarake, duke sugjeruar që disa prej tyre duhet të shërbejnë në terren.
DR THAYER: Don’t box President Trump in. He’ll act on U.S. interests. Iran will still have drones and missiles. Meanwhile, we’re burning through Patriot interceptors and JASSMs. Our arsenal is under pressure.@bradthayer pic.twitter.com/1qWzsR3P0Y
— Bannon’s WarRoom (@Bannons_WarRoom) March 29, 2026
Bannon kritikoi gjithashtu disa nga aleatët tradicionalë të Shteteve të Bashkuara, duke i akuzuar se përfitojnë nga angazhimi amerikan. Ai përmendi Izraelin, vendet arabe dhe Evropën si aktorë që, sipas tij, “luajnë lojëra” me SHBA-në, ndërsa Uashingtoni vazhdon të dërgojë trupa në rajon.
Në deklaratat e tij, ai vendosi një krahasim historik, duke iu referuar fushatës së Aleksandrit të Madh. “Do të bëjmë atë që bëri Aleksandri i Madh para 2.300 vitesh”, u shpreh Bannon, pa dhënë detaje konkrete për këtë analogji.
Ai shtoi se, nëse një operacion i tillë do të realizohej, vendet arabe duhet të jenë në vijën e parë. Bannon përmendi gjithashtu objektiva specifike në Iran dhe rolin që mund të kenë aleatët rajonalë, duke sugjeruar, ndër të tjera, një ndërhyrje në ishullin Kharg nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Deklaratat e tij erdhën një ditë pasi Donald Trump mbajti një fjalim në një konferencë investimesh në Florida, të financuar nga Arabia Saudite, ku ai ironizoi princin saudit Mohammed bin Salman.
Lini një Përgjigje