TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Tetor 2025, 08:15

Athina rrezikon të mbetet pa ujë, pamjet satelitore të liqenit që e furnizon zbulojnë situatën dramatike

Shkruar nga Pamfleti
Athina rrezikon të mbetet pa ujë, pamjet satelitore të liqenit
Pamjet satelitore zbulojnë se liqeni që furnizon Athinën me ujë po thahet

Rritja e temperaturave ekstreme gjatë verës po bëhet gjithnjë e më e theksuar në Europë. Sipas të dhënave, vera e fundit ka qenë më e nxehta në Spanjë, një trend që po përfshin gjithë kontinentin dhe po shkakton pasoja serioze për natyrën.

Një nga vendet më të goditura është Greqia fqinje, ku përveç zjarreve të shumta që kanë shkatërruar ekosistemet lokale, vendi po përballet edhe me një thatësirë të gjatë e të ashpër.

Pasojat janë dramatike në liqenin Mornos, rezervuari kryesor që furnizon me ujë kryeqytetin grek, Athinën.

Athina rrezikon të mbetet pa ujë, pamjet satelitore të liqenit

Konstantinos Lagouvardos, drejtor kërkimesh në Observatorin Kombëtar të Athinës dhe kreu i njësisë Meteo paralajmëroi në “Kathimerini”: “Sipërfaqja e liqenit gjatë tre viteve të fundit ka ngritur kambana alarmi.”

Sipas autoriteteve greke, në katër vitet e fundit liqeni ka humbur më shumë se gjysmën e ujit: nga 19,1 kilometra katrorë në vitin 2022 ka zbritur në vetëm 8,7 kilometra katrorë në shtator 2025. Shkaku kryesor është mungesa e reshjeve dhe nxehtësia e zgjatur që ka prekur gjithë rajonin.

Pamjet satelitore të misionit Copernicus Sentinel-2 të Agjencisë Hapësinore Evropiane tregojnë qartë ndryshimin e ujit midis janarit 2022 dhe tetorit 2025, me brigje të zbuluara dhe një peizazh që dëshmon për krizën klimatike që po përkeqësohet çdo vit.

Athina rrezikon të mbetet pa ujë, pamjet satelitore të liqenit

Gjatë një seminari mbi menaxhimin e qëndrueshëm të ujit në Athinë këtë javë, Drejtori Ekzekutiv i EYDAP, Harry Sachinidis, theksoi nevojën urgjente për zgjidhje alternative, duke theksuar se nëse trendet aktuale vazhdojnë, Greqia do të ketë ujë vetëm për 2.5 vite të tjera.

“Këtë vit, të gjithë u lutëm për shi dhe borë, por kjo nuk ndodhi, ndërsa përjetuam edhe temperatura jashtëzakonisht të larta”, tha Sachinidis. “Si rezultat, po përballemi me një situatë thatësire dhe nëse kjo vazhdon me të njëjtin ritëm për dy vite, do të kemi ujë të mjaftueshëm vetëm për 2.5 vitet e ardhshme. Brenda dy viteve, dhe ndoshta më shpejt, duhet të gjejmë burime shtesë uji.”

athina rrezikon të mbetet pa ujë

Lini një Përgjigje