
Ai do të jetë përgjithmonë një president i dënuar.
Vendimi i gjykatës se Nju Jorkut nuk ka asnjë ndikim praktik mbi Donald Trump. Nuk ka gjobë apo burgim. Por ai do të klasifikohet zyrtarisht si kriminel.
Zoti Trump dhe avokati i tij morën pjesë në seancën e dënimit përmes një videolidhjeje. Donald Trump do të betohet më 20 janar si i vetmi President i Shteteve të Bashkuara me dënim penal për krime.
Presidenti i zgjedhur Donald Trump shfrytëzoi të gjitha mundësitë ligjore për apelim dhe madje kërkoi nga Gjykata e Lartë që të bllokonte dhënien e dënimit lidhur me një nga gjyqet e tij të profilit më të lartë. Por të enjten vonë, Gjykata e Lartë hodhi poshtë kërkesën e tij për shtyrjen e dënimit.
Lini një Përgjigje