
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar lidhur me sanksionet e vendosura nga SHBA dhe Britania ndaj industrisë serbe të naftës. Ai tha se këto sanksione janë të rënda dhe serioze.
Vuçiç deklaroi se do të kërkojë menjëherë largimin e pronësisë ruse, madje për këtë theksoi se do të komunikojë edhe me presidentin Vladimir Putin. Ai shtoi se Serbisë i janë vendosur afate për të kryer transformimin e pronësisë së NIS-it.
Presidenti serb tha se NIS-i do të mund të vazhdojë të funksionojë vetëm “në mënyrë të rregullt, ndërsa transformimi i pronësisë duhet të fillojë menjëherë”.
“Plani për transformimin e pronësisë duhet të miratohet nga OFAC (Zyra e Kontrollit të Aseteve të Huaja), brenda Departamentit amerikan të Thesarit. Ata nuk lejojnë mundësinë e 49 për qind ose më pak kapital rus”, tha Vuçiç.
Vuçiç u shpreh se SHBA-ja ka paralajmëruar mundësinë e konsultimeve me Serbinë lidhur me sanksionet, “gjë që Rusia do ta shfrytëzojë që nesër”.
Lini një Përgjigje