
Fajtor pa dënim. Kështu vendosi gjykata e Nju Jorkut për Donald Trump në çështjen me aktoren pornografike Stormy Daniels.
Akuza lidhet me 34 vepra penale. Trump dhe avokati i tij u shfaqën në internet nga Mar-a-Lago.
Vetë presidenti u deklarua i pafajshëm, foli për “gjueti politike shtrigash”, ndërsa do të apelojë vendimin.
Pavarësisht mosndëshkimit, Trump do të jetë presidenti i parë amerikan që hyn në Shtëpinë e Bardhë si i dënuar. Vendimi i fajësisë ishte marrë tashmë në maj 2024. Ai u shpall fajtor për 34 akuza për falsifikimin e të dhënave të biznesit.
Lini një Përgjigje