TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Janar 2025, 13:46

Meloni 'e preferuara' e Trump për Europën, telefonatë me Erdogan pas deklaratave për kryeministrin grek

Shkruar nga Pamfleti
Meloni 'e preferuara' e Trump për Europën, telefonatë
Recep Tayyip Erdoğan dhe Giorgia Meloni

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, nënvizoi rëndësinë e ndërmarrjes së hapave urgjentë për rindërtimin e Sirisë.

Në një bisedë telefonike me kryeministrin e Italisë Giorgia Meloni, Erdoğan deklaroi  se heqja e sanksioneve ndaj Sirisë, me Italinë që do të merrte drejtimin, do të ishte në të mirë të këtij procesi.

Dy liderët kanë diskutuar gjithashtu marrëdhëniet midis vendeve të tyre, si dhe çështje rajonale dhe globale.

“Duke vënë në dukje se Turqia dhe Italia arritën një vëllim tregtar dypalësh prej 32 miliardë dollarësh në vitin 2024 dhe se kjo shifër mund të rritet duke zgjeruar marrëdhëniet tregtare dhe investuese, presidenti Erdoğan deklaroi se shteti turk kërkon të nxisë një bashkëpunim më të madh me Italinë në shumë fusha, veçanërisht në industrinë e mbrojtjes dhe energji.

Ndërsa biseda preku çështje të ndryshme globale, ajo nënvizoi përpjekjet diplomatike në rritje të Turqisë për ta pozicionuar veten si një lojtar kyç në çështjet ndërkombëtare, veçanërisht në lidhje me stabilitetin e Lindjes së Mesme dhe përpjekjet për rindërtim në Siri pas përmbysjes së Bashar al-Asad.

Meloni është kthyer në lideren qëndrore të Europës pas takimit me Trump përpara inaugurimit të tij më 20 janar. Trump e quajti atë "një grua fantastike që  kishte pushtuar Evropën".

Vizita kaq e shpejtë e Melonit për të takuar Donald Trump ka edhe një tjetër synim, për ta bërë kryeministren pikë referimi në Europë, për administratën e re të republikanit.

Kjo ka shtuar shpresat e mbështetësve të Melonit se ajo mund të bëhet bashkëbiseduesja kryesore e Trumpit në Evropë, tesksa dy liderët u takuan edhe në Paris muajin e kaluar në rihapjen e Katedrales Notre Dame.

Meloni gjithashtu ka një marrëdhënie të shkëlqyer me Elon Musk, miliarderin e teknologjisë që është aleat i ngushtë i Trump.

Lini një Përgjigje