Vladimir Putin u duk mjaft i mërzitur në fillim të fjalimit të tij për shkak të një problemi teknik me mikrofonin në një konferencë në Turkmenistan.
Ai po fliste, por askush në sallë nuk mund ta dëgjonte.
Incidenti i papritur ndodhi në fillim të fjalimit të Presidentit rus në Forumin Ndërkombëtar për Paqen dhe Ndërtimin e Besimit, që u zhvillua në Ashgabat të Turkmenistanit.
Putin qëndroi i heshtur për 34 sekonda, ndërsa irritimi i tij ishte i dukshëm, shkruajnë mediat ndërkombëtare.
Më në fund, një ndihmës iu afrua dhe i tregoi se si ta ndizte mikrofonin.
"Faleminderit ", tha Putin shkurt, përpara se të fillonte fjalimin e tij normalisht.
Lini një Përgjigje