
Tre nga nipërit e Nicolas Maduros janë shtuar në listën e sanksioneve të Thesarit të SHBA-së. Efrain Campo Flores dhe kushërinjtë e tij, Fransciso Flores de Freitas dhe Carlos Malpica Flores, janë të lidhur me presidentin venezuelian nëpërmjet gruas së tij, Celia Flores.
Franqui Flores dhe Efrain Antonio Campo Flores, nipër të zonjës së parë të Venezuelës, Cilia Flores, gjithashtu u goditën me sanksione.
Ata u quajtën "nipërit e narkotikëve" pas arrestimit të tyre në Haiti në vitin 2015 në një operacion të fshehtë nga Administrata Amerikane e Zbatimit të Ligjit kundër Drogave. Thesari i SHBA-së gjithashtu sanksionoi gjashtë anije që transportonin naftë venezueliane.
Kujtojmë se Trump në një deklaratë mbrëmjen e kaluar, kërcënoi se përveç sulemeve në det, do të nisin edhe sulmet në tokë.
"Ata na kanë trajtuar keq dhe mendoj se tani ne nuk po i trajtojmë aq mirë. Nëse shikoni trafikun e drogës, trafiku i drogës nga deti ka rënë me 92% dhe askush nuk mund ta kuptojë se kush është ai 8%, sepse nuk kam asnjë ide. Kushdo që përfshihet në këtë tani nuk po ia del mbanë. Dhe ne do ta zgjidhim këtë edhe në tokë. Do të fillojë shumë shpejt në tokë", tha Trump.
Lini një Përgjigje