TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Dhjetor 2025, 11:15

84-vjeçari manovra si nëpër filma, fluturon me makinë brenda ndërtesës

Shkruar nga Pamfleti
84-vjeçari manovra si nëpër filma, fluturon me makinë
84-vjeçari manovra si nëpër filma

Një manovër e gabuar ka përfunduar në një skenë dramatike në një garazh parkimi në Milano, ku një 84-vjeçar mbeti i bllokuar me makinën e tij e cila mbeti e varur disa metra mbi tokë.

Sipas raportimeve lokale, drejtuesi i mjetit humbi kontrollin dhe u përplas fillimisht me një mur xhami, më pas me një dritare të katit të parë.

Zjarrfikësit mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe arritën ta nxirrnin të moshuarin, i cili ndodhej ende në gjendje shoku por fatmirësisht pa lëndime serioze. Autoritetet siguruan zonën, duke bllokuar hyrjen në garazhin e katit të parë për të shmangur çdo rrezik të mëtejshëm.

Pamjet e makinës së varur rreth 8 metra në ajër u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të shumta dhe habi për mënyrën se si mjeti qëndroi i varur pa u rrëzuar. Hetimet vijojnë për të përcaktuar me saktësi shkaqet e incidentit dhe nëse ka pasur ndonjë problem teknik apo thjesht bëhet fjalë për një gabim të moshuarit gjatë manovrimit.

84-vjeçari manovra si nëpër filma, fluturon me makinë
Milano, Itali

84-vjeçari manovra si nëpër filma

Lini një Përgjigje