Ish-kryetari i SYRIZA-s, Stefanos Kasselakis, ka treguar një episodet më befasuese të marrëdhënies së tij me Alexis Tsipras, gjatë një interviste ku ka komentuar përplasjet dhe mosmarrëveshjet mes tyre.
Në rrëfimin e tij, Kasselakis thotë se ish-kryeministri nuk kishte dijeni as për fakte elementare të gjeografisë, duke zbuluar një moment që e la të habitur.
Ai tregon se gjatë një bisede, kur jetonte ende në SHBA, i kishte folur Tsiprasit për një anije cisternë që ishte sekuestruar në Teksas. Por reagimi i tij ishte krejt i papritur. “Më pyeti: A ka Teksasi det?”, thotë Kasselakis, duke shtuar se iu desh t’i shpjegonte se Teksasi ka dalje në Gjirin e Meksikës dhe madje t’ia tregonte vendndodhjen në hartë.
“Nuk është vetëm rodeo dhe Perëndimi i Largët… ka një det shumë të madh”, u shpreh ai me ironi.
Sipas Kasselakis, episodi mund të duket humoristik, por tregon mungesë njohurish të rëndësishme për dikë që ka drejtuar qeverinë. Ai e përfshin këtë detaj në kritikat e tij më të gjera ndaj Tsiprasit, duke e paraqitur si një shembull të shkëputjes së ish-kryeministrit nga realiteti.
“Ai nuk mund ta kuptonte se si bleva një kompani transporti detar dhe anije”, tha Kasselakis.
“‘Pra, aktualisht keni një kompani që zotëron anije. Si i morët anijet, me një kredi?", më pyeti Tsipras. Unë shpjegova se i binda investitorët të besonin në gjykimin tim në mënyrë që ne, me analizën që kisha bërë, të mund të investonim në këtë sektor. (15:39) Ai i kuptoi të gjitha këto. Reagimi i tij i parë ishte: ‘Të dhanë një kredi!’
Unë thashë, ‘Jo, kjo quhet kapital aksionar’, por ai nuk e kuptoi se çfarë po thoja", u shpreh Kasselakis.
Lini një Përgjigje