TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Tetor 2025, 14:00

Armëpushimi në Gaza, Rubio: Izraeli ka zbatuar marrëveshjen, Hamasi duhet të çarmatoset!

Shkruar nga Pamfleti

Armëpushimi në Gaza, Rubio: Izraeli ka zbatuar marrëveshjen,

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio tha se Izraeli nuk ka nevojë për “leje” nga SHBA për të rifilluar luftimet kundër Hamasit në Gaza, pasi organizata terroriste vijon të jetë kërcënim për vendin.

Rubio u shpreh se plani amerikan për armëpushim ka mbështetje të gjerë rajonale dhe është “më i miri” dhe i vetmi plan në tryezë.

Gjatë një konference për shtyp në qendrën e koordinimit të armëpushimit SHBA–Izrael, Rubio u pyet nëse Izraeli mund të rifillojë luftimet në mënyrë të pavarur, në rast se Hamasi riarmatosej ose rigrupohej.

“Nuk mendoj se kjo ka të bëjë me leje apo diçka të tillë. Kjo lidhet me faktin që të gjithë jemi të përkushtuar ta bëjmë këtë plan të funksionojë. Nuk ka plan B. Ky është plani më i mirë, i vetmi plan. Është ai që besojmë se mund të ketë sukses dhe që tashmë është në rrugën drejt suksesit”, tha Rubio.

Lini një Përgjigje