TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Shkurt 2025, 12:18

Armëpushimi në Gaza, Hamas dorëzon tre pengje në shkëmbim të qindra të burgosurve palestinezë

Shkruar nga Pamfleti

Armëpushimi në Gaza, Hamas dorëzon tre pengje në

Dhjetëra familjarë të tre pengjeve izraelite prisnin me ankth daljen dhe dorëzimin e afërmve të tyre të marrë peng nga Izraeli.

Ata shpërthyen në lot pasi Hamas i dorëzoi tre pengjet kryqit të kuq. Pengjet u dorëzuan si pjesë e shkëmbimit nëpërmjet armëpushimit Izrael-Hamas.

Pengjet, ishin në gjendje shumë të keqe për shkak të qëndrimit të izoluar dhe trajtimit të Hamas. Në mënyrë demonstrative ata u vendosën në një skenë në qytetin qendror të Gazës, Deir el-Balah nga militantët e maskuar të Hamasit. Më pas kryqi i kuq i ka nxjerrë përtej kufirit ku prisnin helikopterët e ushtrisë së izraelit.

Tre burrat, të kapur nga Hamasi gjatë sulmit të tij më 7 tetor 2023 në Izraelin jugor, u liruan në shkëmbim me palestinezët e burgosur në Izrael.

 

Lini një Përgjigje