
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se pranimi i Suedisë në aleancë tregon se Vladimir Putin “dështoi” në strategjinë e tij të luftës në Ukrainë.
“Pushtimi i Kremlinit jo vetëm që bëri që vendet e mëparshme të jo-angazhuara, Suedia dhe Finlanda të hynin nën ombrellën mbrojtëse të NATO-s, por tani Ukraina është më afër anëtarësimit në NATO se kurrë më parë”, tha Stoltenberg, shkruan "The Guardian".
Ai foli për anëtarësimin e Suedisë në NATO, gjatë një takimi me kryeministrin e Suedisë Ulf Kristersson, gjatë ceremonisë që vulosi anëtarësimin duke u bërë vendi i 32-të anëtar i aleancës.
“Kur Presidenti Putin nisi pushtimin e tij dy vite më parë, ai donte më pak NATO dhe më shumë kontroll mbi fqinjët e tij. Ai donte të shkatërronte Ukrainën si një shtet sovran, por dështoi. NATO është më i madh dhe më i fortë”, citohet të ketë thënë Stoltenberg.
Lini një Përgjigje