TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Mars 2024, 08:23

Muaji i Ramazanit, banorët e Gazës: Nuk kemi me çfarë të çelim Iftarin, fëmijët do vdesin urie

Shkruar nga Pamfleti

Muaji i Ramazanit, banorët e Gazës: Nuk kemi me çfarë

Ndërsa myslimanët në mbarë botën mirëpresin Ramazanin, muaji i shenjtë është pritur ndryshe nga palestinezët në Rripin e Gazës.

Me të paktën 1.7 milionë njerëz të zhvendosur dhe më shumë se 31 mijë të vrarë, në Gazën veriore familjet kanë pak ushqim apo ujë për të hapur iftarin.

“Ramazani i këtij viti është i ndryshëm nga vitet e kaluara. Ne jemi shumë larg njerëzve tanë të dashur, familjeve, të afërmve dhe miqve tanë në veri. Gjithçka është ndryshe”, tha Emad al-Najjar, një palestinez i zhvendosur nga Gaza veriore.

Ndërsa Izraeli vazhdon të bllokojë ndihmat humanitare për të hyrë në Gaza, ushqimi i pakët i në tregje është i papërballueshëm.

“Kam ardhur këtu për të blerë, por nuk mund të blej asgjë. Nuk ka asgjë, as hurma, as qumësht, asgjë. Askush nuk mund të gjejë asgjë për fëmijët e tyre. Të gjitha këto produkte të konservuara janë plot me mikrobe që infektojnë stomakun. Ne kemi nevojë për perime dhe fruta për të ushqyer fëmijët tanë, sepse ata janë dobësuar dhe do të vdesin nga uria”, u shpreh një tjetër qytetar.

Lini një Përgjigje