TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Mars 2024, 21:58

Hamasi fajëson Izraelin për ngecjen e bisedimeve për armëpushim në Gaza

Shkruar nga Pamfleti

Hamasi fajëson Izraelin për ngecjen e bisedimeve për

Shefi i Hamasit, Ismail Haniyeh ka fajësuar Izraelin për ngecjen e bisedimeve për armëpushimin dhe refuzimin e kërkesës së Hamasit për t'i dhënë fund luftës në Gaza.

Në një fjalim televiziv, ai tha se Izraeli nuk kishte dhënë ende një angazhim për t'i dhënë fund ofensivës së tij ushtarake, për të tërhequr forcat e tij dhe për të lejuar palestinezët e zhvendosur të kthehen në shtëpitë e tyre përgjatë Rripit të Gazës.

"Ne nuk duam një marrëveshje që nuk i jep fund luftës në Gaza Armiku ende refuzon të japë garanci dhe angazhime të qarta për çështjen e armëpushimit dhe ndalimin e luftës agresive ndaj popullit tonë”, tha ai.

Më tej ai shtoi se nëse Izraeli merrte një qëndrim të qartë nga ndërmjetësit, Hamasi ishte i gatshëm të vazhdonte me plotësimin e marrëveshjes dhe të tregonte fleksibilitet për çështjen e shkëmbimit të të burgosurve.

Të gjithë shpresuan se me nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit, do të mund të arrihej një marrëveshje mes palëve, por deri më tani gjërat duken shumë larg.

Lini një Përgjigje