
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka bërë thirrje për një armëpushim mes Hamasit dhe Izraelit pak para fillimit të Ramazanit.
Në një fjalim video, udhëheqësi gjerman tha se shumica dërrmuese e palestinezëve dhe izraelitëve dëshironin paqen dhe një hap drejt kësaj do të ishte një armëpushim.
"Kjo do të ishte në mënyrë ideale gjatë Ramazanit. Një armëpushim i tillë duhet të sigurojë që pengjet izraelite të lirohen përfundimisht dhe që më në fund të arrijë në Gaza më shumë ndihma humanitare. Presidenti amerikan, unë dhe shumë të tjerë – ne jemi të përkushtuar për këtë me gjithë fuqinë tonë”, tha Scholz me anë të një postimi në “X”.
Tentativat e Egjiptit dhe SHBA-së për të avancuar drejtë një marrëveshje mes palëve ka dështuar. Si Hamasi ashtu dhe Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mos arritjen e një armëpushimi.
Die große Mehrheit der Palästinenser und Israelis wünscht sich Frieden. Ein Schritt dorthin wäre ein Waffenstillstand, der länger anhält, am besten schon während des Ramadans. Ein Waffenstillstand, der sicherstellt, dass endlich viel mehr Hilfe in Gaza ankommt. Ramadan Mubarak. pic.twitter.com/MqG1WHqtiS
— Bundeskanzler Olaf Scholz (@Bundeskanzler) March 10, 2024
Lini një Përgjigje