TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Mars 2024, 20:32

“Veprimet e tij po dëmtojnë Izraelin”/ Netanyahu i përgjigjet presidentit Biden: E ka gabim!

Shkruar nga Pamfleti

“Veprimet e tij po dëmtojnë Izraelin”/ Netanyahu i

Pas deklaratës së presidentit të SHBA, Joe Biden, i cili kritikoi zhvillimin e luftës në Gaza, duke e cilësuar të gabuar, ka reaguar kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili tha se Biden e kishte gabim.

“Ai e ka gabim,” tha Netanyahu, duke mohuar fjalët e Biden, se ai po vepronte kundër interesave të vendit të tij. Të shtunën e kaluar, Biden tha se beson se Netanyahu “i bën më shumë dëm sesa mirë Izraelit”, duke komentuar qasjen e tij ndaj luftës kundër Hamasit në Rripin e Gazës.

Netanyahu theksoi se politika e tij mbështetet nga “shumica dërrmuese” e bashkatdhetarëve të tij.

Nëse presidenti amerikan mendon se unë po ndjek një politikë personale kundër dëshirave të izraelitëve dhe po dëmtoj interesat e vendit tim, ai e ka gabim në të dyja aspektet,” tha Netanyahu, duke iu përgjigjur kritikave të ngritura ndaj Joe Biden.

Ky i fundit tha se veprimet e Netanyahut po bëjnë më shumë mirë sesa dëm dhe i kërkon atij t’i kushtojë më shumë vëmendje gjendjes së palestinezëve.

Lini një Përgjigje