TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Mars 2024, 22:54

Mbi 700 akademikë izraelitë nënshkruajnë peticion kundër urisë në Gaza, thirrje qeverisë: Merrni masa urgjente

Shkruar nga Pamfleti

Mbi 700 akademikë izraelitë nënshkruajnë peticion

Rreth 700 akademikë izraelitë nënshkruan sot një peticion ku i bënë thirrje autoriteteve që të merren masa kundër urisë në Rripin e Gazës. Mësohet se 730 akademikë paralajmëruan se shkalla e vdekjes në Gaza mund të bëhet një “njollë e pashlyeshme” për Izraelin.

Nënshkruesit, të cilët përfshijnë presidentin e Universitetit prestigjioz të Tel Avivit, Ariel Porat, thanë se për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut nga Hamasit gjatë sulmit të 7 Tetorit në Izrael, ata nuk mund të mos reagojnë ndaj katastrofës humanitare që po ndodh javët e fundit në Rripin e Gazës.

Ne të gjithë ishim të tronditur nga sulmi terrorist vrasës i Hamasit më 7 tetor, i cili u shoqërua me një shkelje të rëndë të çdo norme themelore njerëzore dhe që vazhdon ende me mbajtjen kriminale të pengjeve izraelite – të cilët duhet të lirohen menjëherë – dhe të shtënat pa dallim të civilëve izraelitë. Pikërisht për këtë, ne nuk mund të qëndrojmë përballë katastrofës humanitare që po ndodh para syve tanë javët e fundit në Rripin e Gazës”, thuhet në këtë peticion.

Lini një Përgjigje