
Tajfuni Kalmaegi, pasi shkaktoi përmbytje shkatërruese në Filipinet qendrore, tani po shkon drejt Vietnamit.
Presidenti i Filipineve, Ferdinand Marcos Jr ka shpallur gjendjen e jashtëzokonshme, pasi tajfuni Kalmaegi la qindra të vdekur dhe të zhdukur në provincat qendrore të vendit.
Tajfuni Kalmaegi, pasi shkaktoi përmbytje shkatërruese në Filipinet qendrore, tani po shkon drejt Vietnamit.
Kalmaegi ka shkaktuar 140 vdekje viktima dhe 127 të zhdukur, shumë prej tyre në provincën qendrore të goditur rëndë të Cebu-së, përpara se cikloni tropikal të largohej nga arkipelagu të mërkurën.
Vala e tajfunit, e cila preku gati 2 milionë njerëz, ka detyruar mbi 560,000 fshatarë të braktisin shtëpitë. Afro 450,000 prej tyre janë evakuuar në vendstrehime emergjente.
Deklarata e emergjencës e Marcos, e bërë gjatë një takimi me zyrtarët e fatkeqësive për të vlerësuar pasojat e tajfunit, do t'i lejonte qeverisë të shpërndante më shpejt fondet e emergjencës dhe të parandalonte grumbullimin e ushqimit dhe rritjen e çmimeve.
Kalmaegi konsiderohet, deri më tani, tajfuni më vdekjeprurës i regjistruar globalisht në vitin 2025. Sipas ekspertëve reshjet gjatë kalimit të Kalmaegi-t ishin 1.5 herë më të larta se ato që zakonisht bien në Cebu gjatë gjithë muajit nëntor.
Ndërkohë, shpejtësia e erës së Kalmaegi-t po rritet ndërsa shkon drejt Vietnamit fqinj, ku ka frikë se mund të përkeqësojë dëmet e shkaktuara nga një javë përmbytjesh. Cikloni pritet të prek territorin e Vietnamit qendror këtë mbrëmje, duke sjellë valë deri në tetë metra të larta dhe stuhi të fuqishme. Zëvendëskryeministri Tran Hong Ha u kërkoi autoriteteve lokale ta trajtojnë Kalmaegi-n si "urgjent dhe të rrezikshëm", duke e quajtur atë një stuhi "shumë të pazakontë". Autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e mijëra njerëzve.
Lini një Përgjigje