
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Torino të Italisë. Mësohet se një automjet tip ‘BMW’ është përplasur me një autobus që transportonte nxënës drejt shkollës, rreth 50 persona.
Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetë drejtuesi i automjetit, ndërsa 20 nxënës mbetën të plagosur.
Drejtuesi i automjetit është identifikuar si Pavel Birsei, 33 vjeç, me banim në Mombello Torinese. Ai po kthehej nga puna pas një turni nate. Sipas hetimeve, makina humbi kontrollin në një kthesë dhe përfundoi në korsinë e kundërt, ndërsa shoferi i autobusit tentoi të shmangë përplasjen, por nuk ia doli.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë ekipe të urgjencës me helikopter dhe ambulanca të shumta, si dhe zjarrfikës për sigurinë e zonës.
Nxënësit udhëtonin drejt Castelnuovo Don Bosco, ndërsa autobusi shkonte në drejtim të Chierit, duke transportuar nxënës të liceut Monti dhe institutit teknik Vittone. Fatmirësisht, asnjëri nga nxënësit nuk pësoi dëmtime të rënda.
Drejtuesi i makinës ishte rumun dhe jetonte me nënën dhe të fejuarën në Mombello Torinese, të cilat shkuan të tmerruara në vendin e ngjarjes. Ende nuk është konfirmuar shkaku i aksidentit, ndërsa një prej hipotezave është përgjumja.

Lini një Përgjigje