Që prej momentit kur Mamdani fitoi nominimin demokrat për kryebashkiak, presidenti amerikan e ka etiketuar vazhdimisht si “komunist të çmendur 100%”. Trump kishte paralajmëruar madje se do të ndërpriste fondet për qytetin nëse Mamdani fitonte zgjedhjet.
Kryetari i sapozgjedhur i Bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani, ka paralajmëruar masa të menjëhershme për të mbrojtur qytetin nga politikat e mundshme të administratës së Donald Trump.
Në një intervistë për The New York Times, Mamdani tha se po punon për ngritjen e një strukture të gjerë ligjore me rreth 200 avokatë, të gatshëm për të mbrojtur interesat e qytetit në gjykatë.
Reagimi i tij vjen pasi Presidenti amerikan Donald Trump e ka quajtur Mamdanin një “komunist antisemit”, duke shtuar se “njerëzit do të fillojnë të largohen nga Nju Jorku, ata do të ikin nga regjimi komunist.”
Ndërkohë, në nivel kombëtar, “mbyllja më e gjatë në histori” e institucioneve federale ka hyrë në ditën e saj të 37-të, duke kaluar rekordin e viteve 2018–2019. Trump u ka thënë senatorëve republikanë në Shtëpinë e Bardhë se “ata janë bombardues vetëvrasës, po e shkatërrojnë vendin.”
Që prej momentit kur Mamdani fitoi nominimin demokrat për kryebashkiak, presidenti amerikan e ka etiketuar vazhdimisht si “komunist të çmendur 100%”. Trump kishte paralajmëruar madje se do të ndërpriste fondet për qytetin nëse Mamdani fitonte zgjedhjet.
Zohran Mamdani ka fituar zgjedhjet për kryebashkiak të New York-ut, me 4 nëntor, duke siguruar shumicën e votave.
Pas fitores, ai nuk humbi kohë dhe i drejtoi një mesazh të fuqishëm Presidentit amerikan Donald Trump.
“Donald Trump, e di që po e shikon, kam katër fjalë për ty: Rrit volumin”, tha Mamdani në fillim të fjalimit të fitores.
“Ne do të mbajmë përgjegjës pronarët e këqij të pasurive, sepse njerëz si Trump kanë qenë shumë rehatduke shfrytëzuar qiramarrësit. Ne do të vendosim një fund për kulturën e korrupsionit që i ka lejuar miliarderët si Trump të shmangin taksat dhe të shfrytëzojnë përfitimet fiskale.
Do të qëndrojmë përkrah sindikatave dhe do të zgjerojmë mbrojtjen e punëtorëve, sepse e dimë, ashtu si Trump, që kur punonjësit kanë të drejta të garantuara, ata që kërkojnë t’i shfrytëzojnë bëhen shumë të vegjël.
New Yorku do të mbetet një qytet i emigrantëve, një qytet i ndërtuar nga emigrantët, fuqizuar nga emigrantët, dhe nga mbrëmë, drejtuar nga një emigrant.”
Megjithëse Mamdani ka fituar mbështetjen e figurave të majta si Bernie Sanders dhe Alexandria Ocasio-Cortez, ai ka shkaktuar debate të forta brenda vetë forcës për qëndrimet e tij kritike ndaj politikave të Izraelit. Ai e ka dënuar hapur “gjenocidin ndaj palestinezëve në Gaza” dhe ka propozuar ndalimin e financimeve për organizata që mbështesin vendbanimet ilegale izraelite.
Përkundër kritikave, ai ka fituar simpatinë e brezit të ri hebre në qytet.
Në mënyrë befasuese, ish-presidenti Barack Obama e ka kontaktuar personalisht, duke i ofruar mbështetje morale dhe këshilla për të ardhmen, çka mund të ketë forcuar pozicionin e tij në mesin e demokratëve të moderuar./ Pamfleti
Lini një Përgjigje