TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Nëntor 2025, 15:20

Shkatërrimi i natyrës nga lufta, Ukraina akuzon Rusinë për ekocid!

Shkruar nga Pamfleti

Shkatërrimi i natyrës nga lufta, Ukraina akuzon Rusinë për

Ukraina po hedh dritë mbi dëmin mjedisor të shkaktuar nga Rusia gjatë luftës. Ministria e Punëve të Jashtme thotë se, që nga nëntori i vitit 2025, janë dokumentuar mbi 10,000 raste të dëmeve mjedisore të shkaktuara nga Rusia.

Që nga nisja e luftës, qindra hektar pyje dhe fusha janë shkrumbuar nga Rusia. Burime të ndryhsme uji janë kontaminuar si dhe sis të mëdha tokë janë minura dhe qëndrojnë një rrezik për të tashmen e të ardhmen. 

“Fusha të djegura, pyje të shkatërruara, ajër dhe ujë i ndotur, toka të minuara - këto janë vetëm disa nga pasojat shkatërruese të luftës së agresionit të Rusisë. Ne bëjmë thirrje për veprime ndërkombëtare për të parandaluar Rusinë nga shkatërrimi i natyrës në Ukrainë dhe më gjerë”, thuhet në të.

Sipas ministrisë, humbjet e vlerësuara arrijnë afërsisht 142 milionë dollarë që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë.

Lini një Përgjigje