TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Tetor 2023, 08:45

Aksidenti tragjik në Itali, flasin kolegët e shoferit të autobusit: Ai kishte eksperiencë, merrej prej 7 vitesh me këtë punë

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti tragjik në Itali, flasin kolegët e shoferit të

Autobusi që u rrëzua ditën e djeshme nga mbikalimi në Mestre të Italisë u ka marrë jetën 21 turistëve. Autobusi drejtohej nga 40-vjeçari Alberto Rizzotto me origjinë nga Italia.

Kolegët e tij shprehen se ai është një shofer me eksperiencë dhe kishte 7 vite që merrej me këtë punë.

Rizzotto ishte një punonjës i Martini Bus, i cili e kishte marrë me qira automjetin tek kompania La Linea me të cilën kishte një kontratë për transportin e turistëve në Venecia.

Kujtojmë se aksidenti ndodhi pak para orës 20:00 në mbikalimin e rrugës lidhëse që të çon nga Mestre në Marghera dhe autostradës A4.

Autobusi, për arsye ende të paqarta, ka depërtuar parapetin dhe ka rënë duke përfunduar mes një magazine dhe shinave të stacionit të Mestres, duke marrë flakë. Sipas informacioneve disa nga viktimat e para të gjetura janë djegur të gjallë pas takimit të autobusit me linjën elektrike.

Nga shifrat e reja thuhet se bilanci i aksidentit të ndodhur është 21 të vdekur, 12 të plagosur dhe disa të zhdukur, një numër prej 4-5 personash të cilët ende nuk gjenden.

autobusi aksident itali

Lini një Përgjigje