TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Mars 2023, 19:49

Aksidenti tragjik në Greqi, publikohen pamjet e përplasjes së dy trenave

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti tragjik në Greqi, publikohen pamjet e përplasjes së dy

Pamjet nga momenti i përplasjes së dy trenave në Greqi, ku humbën jetën tragjikisht 40 persona, janë bërë publike në rrjetet sociale.

Aksidenti shokuese ka ndodhur në orën 11 e 21 minuta të mbrëmjes së djeshme dhe siç duket nga pamjet pas momentit të përplasjes është shkaktuar flakë dhe trenat kanë dalë nga shinat. Si pasojë 40 persona kanë humbur jetën dhe 60 janë plagosur prej të cilëve 25 në gjendje serioze dhe 6 në intubim.

Disa prej shtetasve shqiptarë që janë plagosur janë mjekuar dhe kanë shkuar në shtëpitë e tyre, me përjashtim të një 18-vjeçareje e cila do të dalë nesër, bëjnë me dije organet konsullore në Selanik.

Mbi 40 autoambulanca, 150 zjarrfikës forca të policisë e ushtrisë kanë shkuar në vendngjarje për t’u ardhur në ndihmë udhëtarëve.

video aksidenti trenave greqi

Lini një Përgjigje