
SHBA ka vendosur sanksione ndaj individëve dhe kompanive të cilat akuzohen se gjenerojnë në mënyrë të paligjshme të ardhura për Qeverinë e Koresë së Veriut.
Zyra për Kontrollin e Aseteve të Jashtme e Thesarit vendosi sanksione ndaj korporatës Chilsong Trading, që tha se përdoret nga Koreja e Veriut për të fituar monedha të huaja dhe për të mbledhur inteligjencë.
Gjithashtu është sanksionuar korporata Korea Paekho Trading, që akuzohet se ka gjeneruar fonde për Qeverinë e Koresë së Veriut që nga vitet ’80, përmes projekteve ndërtimore në mbarë Lindjen e Mesme dhe në Afrikë.
Po ashtu janë sanksionuar edhe dy individë, Hwang Kil Su and Pak Hwa Song, për ndihmën që i kanë dhënë Qeverisë koreane të ardhura.
Departamenti Thesarit po ashtu tha se këta dy persona kanë themeluar kompaninë e quajtur Aconde SARL në Republikën Demokratike të Kongos me qëllim që të fitojnë të ardhura nga projektet ndërtimore me qeveritë lokale.
Javën e kaluar, media shtetërore tha se Koreja e Veriut ka testuar raketën e katërt strategjike lundruese gjatë stërvitjeve ushtarake që synonin të demonstronin aftësinë e shtetit për të kryer kundërsulme bërthamore kundër, siç u tha, forcave armike.
“Programi i paligjshëm i armëve të shkatërrimit në masë dhe i raketave balistike të Koresë së Veriut kërcënon sigurinë ndërkombëtare dhe stabilitetin rajonal. SHBA-ja mbetet e përkushtuar për të shënjestruar rrjetet e paligjshme të regjimit që gjenerojnë të ardhura për këto aktivitete destabilizuese”, tha Brian Nelson, zyrtar i lartë për sanksione në Departamentin amerikan të Thesarit.
Lini një Përgjigje