Kancelari gjerman, Olaf Scholz, pas një takimi me kryeministrin letonez, Krišjānis Kariņš është shprehur se gjermania do të rrisë prodhimin e municioneve për të mbështetur më mirë Ukrainën.
Scholz shoti gjithashtu se gjermani do të sigurojë gjithashtu se ka mjaftueshëm pjesë këmbimi dhe kapacitete riparimi për industrinë e saj të mbrojtjes.
“Mbështetja e qëndrueshme tashmë njëvjeçare e Ukrainës na ka sjellë gjithashtu njohurinë që na mundëson të sigurojmë se ka gjithashtu një furnizim të mjaftueshëm, me pjesë këmbimi dhe që kemi krijuar kapacitete riparimi për armët e përdorura në luftë, në vende jashtë Ukrainë. Do të sigurojmë që prodhimi i municioneve të avancohet, si për armët që kemi furnizuar vetë, ashtu edhe për ato që vijnë nga rezervat klasike që janë në dispozicion në Evropën Lindore”, tha Scholz.
Kancelari gjerman u zotua të premten të mbështesë Ukrainën "për aq kohë sa të jetë e nevojshme", duke shtuar se ndihma gjermane për Ukrainën, për mbështetje financiare dhe humanitare, si dhe armë, kishte arritur në më shumë se 14 miliardë euro deri më tani.
Lini një Përgjigje