
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali ku kanë humbur jetën 4 të rinj ndërsa janë plagosur edhe dy të tjerë.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në orët e parë të mëngjesit të sotëm në Cagliari të Italisë.
Në aksidentin e ndodhur rreth orës 05:00 mësohet se humbën jetën, dy djem dhe dy vajza, të moshave nga 18 deri në 20 vjeç. Ndërsa dy bashkëmoshatarët u transportuan në spital.
Gjashtë të rinjtë, mes tyre dy vajza, po udhëtonin me një Ford Fiesta e cila për arsye ende të paqarta është përplasur me një trotuar dhe është përmbysur.
Lini një Përgjigje