
Në zonat e përmbytura në qendër të Greqisë vazhdojnë me intensitet aksionet e shpëtimit. Por disa shitës kanë tentuar të përfitojnë nga fatkeqësia natyrore pas përmbytjeve.
Mediat greke bëjnë e dije se në rrjetin social Facebook ka disa njoftime nga disa shitës marketesh që shesin ujë për zonat që janë përmbytur dhe nuk kanë as furnizim me ujë dhe as me energji elektrike.
Bëhet fjalë për zonën e Volos, teksa shitësit ofrojnë ujë për 6-7 euro.
Kujtojmë se në qytetin port Volos me rreth 150.000 banorë reshjet e fuqishme kanë bërë që rrugët të zhyten në baltë. Qarkullimi i makinave është i ndaluar, në mënyrë që forcat e shpëtimit të kenë qarkullim të lirë. Furnizimi me energji dhe me ujë nuk kanë funksionuar deri të enjten në mbrëmje.
Ndërkohë që pjesa tjetër e Greqisë si edhe turizmi vazhdojnë normalisht, në rajonin turistik Pilion në Thesali janë izoluar prej vërshimeve rreth 500 familje pushuesish. Zëvendësi i kryebashkiakut të Pilionit të Jugut, Dimitris Parrisiadis, për gazetën “Kathimerini” njoftoi se shkatërrimet janë të mëdha dhe shumica e fshatrave kanë mbetur të izloluar nga bota përreth. Rreth 500 familje greke dhe turistë janë të izoluar në jug të Pilioni.
Që nga mbrëmja e së hënës (04.09.2023) Greqia u prek prej stuhisë së presionit të ulët që shkaktoi reshje të fuqishme. Të mërkurën në mbrëmje “Daniel” mbërriti rajonin e Afrikës dhe duke shkaktuar vërshimin e ujërave edhe në disa stacione të metrove të Athinës.
Qeveria dhe ekspertët i klasifikojnë sasitë e reshjeve si një dukuri e motit ekstrem. Në Magnisia brenda 24 orëve ka rënë aq shumë shi, sa nuk është regjistruar ndonjëherë që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1955. Sipas meteorologëve nga e premtja ka nisur përmirësimi i motit.
Lini një Përgjigje