TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Shtator 2023, 09:03

Lufta në Ukrainë, ministri i Mbrojtjes thirrje aleatëve: Kemi nevojë për armë të rënda dhe municione

Shkruar nga Pamfleti

Lufta në Ukrainë, ministri i Mbrojtjes thirrje aleatëve: Kemi

Ministri i sapoemëruar i mbrojtjes i Ukrainës, Rustem Umerov, u ka bërë thirrje partnerëve të Kievit që të rrisin dërgesat e armëve të rënda, në mes të një kundërofensive të gjatë dhe të vështirë kundër forcave ruse.

Umerov shprehu mirënjohjen e tij ndaj aleatëve, por theksoi se është e nevojshme furnizimi me armë, shkruan The Guardian.

“Ne jemi mirënjohës për të gjithë mbështetjen e ofruar…ne kemi nevojë për më shumë armë të rënda,” tha Umerov.

Kujtojmë se, dy ditë më parë trupat ruse nisën sulme me raketa në Ukrainë kundër qyteteve Kryvvi Rih, Zaporizhzhia dhe Sumy, duke lënë pas 1 viktimë dhe duke plagosur të paktën 45 persona, raportoi Kyiv Independent.

Ministri i Brendshëm ukrainas Ihor Klymenko njoftoi se Rusia goditi një stacion policie në Kryvvi Rih në Dnipropetrovsk Oblast, duke dëmtuar gjithashtu ndërtesa banimi aty pranë.

arme thirrje lufte ukraina

Lini një Përgjigje