TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Shtator 2023, 07:29

Tërmeti në Marok, shkon në 2 mijë numri i viktimave; shumë njerëz ende nën rrënoja

Shkruar nga Pamfleti

Tërmeti në Marok, shkon në 2 mijë numri i viktimave;

Një tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.8 ballë ka goditur Marokun. Sipas mediave lokale numri i viktimave ka arritur në 2 mijë njerëz dhe rreth 2 mijë të tjerë janë janë plagosur.

Shumë marokenë po kalojnë natën e dytë në rrugë pas lëkundjeve të fuqishme. Mijëra familje po zgjohen në kampe të improvizuara, duke qëndruar jashtë Medinës së famshme, një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Banorët kanë frikë të kthehen në shtëpitë e tyre. Brenda qytetit të vjetër, grumbuj tullash dhe rrënojash janë shpërndarë përreth. Lëkundjet e fuqishme u ndjenë në të gjithë Marokun.

Por ekipet e emergjencës së kërkimit dhe shpëtimit po përqendrojnë përpjekjet e tyre në fshatrat e thella malore, afër epiqendrës, ku qindra njerëz besohet se janë ende të bllokuar nën rrënojat e shtëpive të tyre.

Vendbanime të tëra janë rrafshuar dhe Kryqi i Kuq ka paralajmëruar se do të duhen vite për të riparuar dëmet.

Mbrëmjen e kaluar, qeveria shpalli tri ditë zie kombëtare.

Qeveria gjithashtu njoftoi se do t’i ndihmojë me strehim, ushqim dhe ndihma të tjera për mbijetuarit dhe për forcat e armatosura për të ndihmuar ekipet e shpëtimit.

Flamujt do të valëviten në gjysmështizë në të gjitha ndërtesat publike, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve.

Kujtojmë se epiqendra e tërmetit ishte në Malet e Atlasit të Lartë, 71 km (44 milje) në jug-perëndim të Marrakeshit - një qytet me status të trashëgimisë botërore i cili është i njohur për turistët. Por lëkundjet u ndjenë edhe në kryeqytetin Rabat, rreth 350 km larg, si dhe në Casablanca, Agadir dhe Essaouira.

Ministria e Brendshme thotë se provinca Al Haouz ka numrin më të lartë të vdekjeve, e ndjekur nga provinca Taroudant.

 

marok viktima termet

Lini një Përgjigje