TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Shtator 2023, 08:25

Aksident i rëndë në Greqi, autobusi përplaset me dy makina; 3 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Greqi, autobusi përplaset me dy makina;

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së dielës në kilometrin 521 të rrugës kombëtare Athinë-Selanik, në dalje për në Evzones.

Tre persona kanë vdekur, ndërsa raportet thonë se dhjetëra u plagosën, shkruan Protothema.

Sipas informacioneve të para, në aksident trafiku është përfshirë një autobus i cili është përplasur me dy automjete. Autobusi kishte 78 pasagjerë, një makinë 4 persona dhe tjetra po ashtu 4. Autobusi dhe një veturë ranë në një kanal ku nuk kishte ujë.

Në vendngjarje ndodhet tashmë policia dhe zjarrfikësja  me 18 zjarrfikës dhe 6 automjete. Përfaqësuesi për shtyp i Zjarrfikësve, Giannis Artopioos, tha për Mega se operacioni është në vazhdim.

aksidenti i rëndë në greqi

Lini një Përgjigje