
Presidenti francez, Emmanuel Macron ka folur rreth pushtimit rus të Ukrainës, nga samiti i G20-s që po zhvillohet në Indi. Macron u shpreh se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nuk mori pjesë pasi ka frikë nga sanksionet, shkruan BBC.
“G20 mbështet integritetin territorial në statutet e OKB-së. Kjo është e kundërta e asaj që po bën Rusia,” tha ai për mediat në në Delhi.
Macron shtoi se konsensusi mbi deklaratën e përbashkët ishte “arsyeshëm i lehtë”.
“Kam dhënë vërejtjet e mia se ku ka vend për përmirësim”, u shpreh Macron.
Më herët gjatë ditës së sotme, Macron zhvilloi bisedime dypalëshe me kryeministrin Modi, ku të dy liderët diskutuan një sërë çështjesh, duke përfshirë marrëdhëniet Indi-Francë.
Presidenti i Kinës, Xi Jinping dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nuk morën pjesë në Samitin e G20 ndërkohë Kina u përfaqësua nga kryeministri Li Qiang dhe Rusia nga ministri i Jashtëm, Sergey Lavrov.
Lini një Përgjigje