TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Korrik 2023, 19:25

Aksident i frikshëm në Indi/ Shkëmbi bie mbi makinë, 2 viktima dhe 3 të plagosur (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i frikshëm në Indi/ Shkëmbi bie mbi makinë, 2

Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur në Indi, ku një shkëmb ka rënë sipër një makine duke lënë pas 2 viktima dhe duke plagosur 3 të tjerë.

Në një video që qarkullon në rrjetet sociale shihet shkëmbi duke rënë mbi makinë. Pasi ra në makinën e parë, shkëmbi shkaktoi dëme të konsiderueshme në mjetin pranë tij, ndërsa në pak sekonda ka rënë një shkëmb i dytë pak metra më përpara, duke goditur me forcë një makinë të tretë.

Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tre të plagosurve të tjerë.

“Vendi ku ndodhi aksidenti quhet Pakala Pahar dhe njihet për rrëshqitje të gurëve dhe dheut”, tha ministri Neyfiu Rio duke shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave.

Ai shtoi gjithashtu se qeveria po ndërmerr të gjitha hapat e nevojshëm për t’u ofruar të lënduarve ndihmën e nevojshme mjekësore. Ai paralajmëroi edhe ndihmë financiare për familjet e viktimave.

aksident indi shkembi

Lini një Përgjigje