TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Korrik 2023, 16:01

Prigozhin “del në skenë” dhe sulmon mediat ruse: Bastardë, nuk ishin fëmijët tuaj që u vranë në front

Shkruar nga Pamfleti

Prigozhin “del në skenë” dhe sulmon mediat ruse:

Pas dita ditësh heshtjeje dhe diskutimesh se ku ndodhet kreu i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin është rishfaqur në rrjetet sociale, këtë herë duke sulmuar mediat ruse të kontrolluara nga Kremlini. Ai shprehet se i vjen neveri nga lajmet e shkruara për të dhe ushtarët e Wagner-it.

“Duke lexuar gazetat, duke dëgjuar raportet në TV, më vjen neveri. Bastardët e televizionit, të cilët deri dje shprehnin admirimin e tyre për luftëtarët e Wagnerit, tani po nxjerrin lloj-lloj helmesh”, tha Prigozhin.

Ai ka reaguar gjithashtu edhe për artikullin ku në shtëpinë e tij janë gjetur shufra ari, para, maska dhe foto dhe shkruan se: “Mos harroni, bastardë TV, nuk kanë qenë fëmijët tuaj që kanë ardhur të luftojnë në krahun tonë, nuk kanë qenë fëmijët tuaj që kanë vdekur, por ju shkruani raporte të tilla”.

Lideri bjellorus Aleksandër Lukashenko ka thënë se kreu i grupit Wagner, Yevgeney Prigozhin nuk është më në Bjellorusi, por ndodhet në Shën Petersburg.

“Kjo është një kompani private ruse. Pra, pyetja nuk duhet të më bëhet mua. Me sa jam i informuar, luftëtarët janë në kampet e tyre. Sa për Prigozhin, ai është në Shën Petersburg. Nuk është më në territorin e Bjellorusisë,” u shpreh ai.

prigozhin mediat ruse sulm

Lini një Përgjigje