
Presidenti Turk Rexhep Taip Erdogan po i jep mundësin despotit rus, Vladimir Putin që të dalë nga izolimi që i ka bërë Perëndimi, duke e lejuar të vizitojë Turqinë.
Lajmin e konfirmoi vetë Erdogan, i cili tha se Putin do të vizitojë Turqinë muajin e ardhshëm dhe do të diskutohet për zgjatjen e marrëveshjes së grurit të Detit të Zi.
Presidenti turk ka qenë një lojtar kyç në nënshkrimin e marrëveshjes së drithit të Detit të Zi që ka lejuar vazhdimin e eksportit të mallrave ukrainase. Marrëveshja do të skadojë më 17 korrik dhe ai tha se po i bën presion Rusisë për të paktën një zgjatje prej tre muajsh.
Ai po fliste në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, pasi të dy palët u takuan për të diskutuar mbi fatin e marrëveshjes.
"Shpresa jonë është që ajo të zgjatet të paktën një herë në tre muaj, jo çdo dy muaj. Ne do të bëjmë një përpjekje në këtë drejtim dhe do të përpiqemi ta rrisim kohëzgjatjen e saj në dy vjet", tha zoti Erdogan.
Ai njoftoi se udhëtimi i Putinit pritet të bëhet në gusht, por Kremlini tha se një datë nuk është caktuar ende. Presidenti rus rrallëherë është larguar nga vendi që nga pushtimi i Ukrainës, veçanërisht pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër arresti për të lidhur me akuzat për krime lufte.
Lini një Përgjigje