TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Korrik 2023, 10:12

“Nuk është i aftë për të drejtuar”, Escobar ‘shuplakë’ Dodikut: Nëse s’tërhiqet nga retorika kërcënuese, SHBA do të reagojë

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk është i aftë për të drejtuar”, Escobar

I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar para se të nisej për në Forumin e Dubrovnikut, tha se është më i shqetësuar nga mundësia e kolapsit ekonomik dhe demografik në Bosnje dhe Hercegovinë, sesa nga mundësia e shpërthimit të një lufte.

Escobar paralajmëroi se kjo mbështetet nga fakti se vendi rritje ekonomike deri tani më të keqe në rajon, është i fundit në indeksin e korrupsionit për vitin 2022 dhe po humbet një për qind të popullsisë së saj kryesisht të rinj, çdo vit.

Këta njerëz largohen jo sepse nuk duan të jetojnë në një shoqëri multietnike. Ata largohen sepse nuk mund të gjejnë një punë pa lidhje korruptive”, u shpreh Escobar, raporton Vijesti

I dërguari amerikan shtoi se ekonomia e Republika Srpska është 'në një gjendje shumë, shumë të keqe' dhe se udhëheqësi serb i Bosnjës Milorad Dodik 'nuk konsiderohet më efektiv në drejtim të menaxhimit ekonomik'.

Në përshkallëzimin e fundit të tensioneve në Bosnje dhe Hercegovinë, Parlamenti i Republikës Srpska miratoi një ligj në qershor, me iniciativën e Dodik, që ndalon zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë-Hercegovinës në territorin e këtij entiteti.

Escobar tha se Shtetet e Bashkuara do të mbrojnë Marrëveshjen e Dejtonit, integritetin territorial të Bosnjë dhe Hercegovinës, si dhe institucionet qendrore nga sulmet e Dodik. Përveç kësaj, ata do të jenë të gatshëm të "reagojnë shumë fuqishëm" me mjete ligjore si sanksionet, nëse rezulton se shpallja e Dodik për një referendum për statusin e Republikës Srpska nuk është vetëm një kërcënim tjetër bosh.

Ne nuk do të braktisim Marrëveshjen e Dejtonit dhe nuk do të heqim dorë nga obligimet tona ndaj atij vendi. Nuk ka rrugë ligjore për të shkëputur entitetin. Shpresoj se është vetëm retorikë politike, por nëse nuk është, do të jemi të gatshëm të reagojmë me mjete ligjore”, theksoi ai.

Eskobar përsëriti se SHBA-të mbështesin rrugën e BiH drejt Bashkimit Evropian, i cili ndër të tjera po ngadalësohet nga ndikimi rus.

"Dodik lavdëron presidentin rus Vladimir Putin më shumë se sa vetë presidentin bjellorus Aleksandar Lukashenko", tha i Escobar duke shtuar se e konsideron atë një "tendencë shqetësuese".

escobar dodik shba

Lini një Përgjigje