
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, tha se nuk i mbështet idetë politike të presidentit të shtetit të tij, Milo Gjukanoviç.
Në një intervistë për “Abc News” Abazoviç tha se Gjukanoviç nuk i mbështet politika progresiste dhe se këtu ka dallime të forta me tezat e tij.
“Ai është kundër iniciativave që janë progresive. Unë s’jam përkrahës i asaj politike, unë jam pajtuesi i politikave pajtimore dhe kozmopolite. Kjo është si e shoh të ardhmen. Ata politikanë kanë ndryshuar parimet e veta, kurse unë s’i kam ndryshuar”, tha ai.
Ai nuk e përjashton mendësinë e një bashkëpunimi me të, por për këtë ka disa kushte të panegociueshme.
“Kush do të përkrahë agjendën evropiane, integrimin evropian, një koncept të politikes dhe marrëdhënieve sa më të mira në rajon, është mirëseardhur. Kush do ruajë pasurinë e vet, kush do të krijojë konflikt, ai nuk mundet me qenë pjesë e politikës që unë prezantoj. Nëse Gjukanoviç është i gatshëm për t’u kthyer në këtë drejtim, ai është I mirëseardhur”, shtoi kryeministri.
Lini një Përgjigje