TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Shkurt 2023, 18:08

Stoltenberg: Aleatët janë dakord që Ukraina të bëhet anëtare e NATO-s, por pas përfundimit të luftës

Shkruar nga Pamfleti
Stoltenberg: Aleatët janë dakord që Ukraina të bëhet
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg me kryeministren finlandeze, Sanna Marin në Helsinki

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg është shprehur se vendet e Aleancës kanë rënë dakord që Ukraina të bëhet anëtare e aleancës në të ardhmen, por shtoi se tani Kievi duhet të fokusohet te pushtimi rus dhe më pas mund të flitet për anëtarësimin.

Aleatët e NATO-s kanë rënë dakord që Ukraina do të bëhet anëtare e aleancës sonë, por në të njëjtën kohë kjo është një perspektivë afatgjatë. Ajo që është në diskutim tani është se Ukraina mund të mbizotërojë si një komb sovran i pavarur”, u tha Stoltenberg gazetarëve gjatë një vizite në kryeqytetin e Finlandës, Helsinki.

Ukraina ka kërkuar t'i bashkohet aleancës ushtarake të udhëhequr nga SHBA prej vitesh. Pas pushtimit rus të vendit, presidenti Volodymyr Zelensky kërkoi që kjo kërkesë të bëhej me procedurë të përshpejtuar, por konflikti me Rusinë nuk e lejon futjen e saj në Aleancë.

Ukraina gjithashtu aplikoi për anëtarësim në BE disa ditë pasi Rusia pushtoi dhe fitoi statusin e kandidatit në qershor.

.

stolenberg ukraina nato

Lini një Përgjigje