Kryeministrja italiane, Georgia Meloni u shpreh në një intervistë për ‘Rai Italia’ se i ka dërguar një letër Këshillit dhe Komisionit Europian pas mbytjes së anijes në brigjet e Kalabrisë.
Sipas Melonit, ajo ka kërkuar nga institucionet italiane që diskutimet e fundit që janë mbajtur në samitin e fundit të BE-së në Bruksel të shndërrohen në veprime konkrete.
Kryeministrja italiane deklaroi se kjo rrugë detare ky u mbyt anija nuk mbulohej nga Organizatat jo qeveritare. Për këtë ngjarje janë arrestuar dy persona të cilët dyshohen se kanë kryer trafikim të paligjshëm të emigrantëve.
Anija e cila u mbyt në brigjet italiane ishte nisur nga Turqi dhe në bord ishin emigrantë nga Afganistani, Irani dhe Pakistani. Ndërkohë ekipet e shpëtimit vijojnë punën në mënyrë të pandërprerë për të nxjerrë trupa të gjallë nga mbytja e një anijeje me emigrantë në brigjet e Crotonës në Itali. Bilanci i viktimave nga kjo tragjedi ka shkuar në 64 persona teksa 81 të tjerë janë shpëtuar.
Vonë mbrëmjen të të hënës, deti ktheu në breg trupin e pajetë të një vajze 14 vjeçare. Në këtë anije mendohet se kanë qenë mbi 200 emigrantë. Teksa operacionet e gjetjes së trupave vijojnë, dyshohet se numri i viktimave mund të kalojë shifrën e 100 personave.
Dhjetëra persona në Crotono kanë ndezur qirinj në nder të personave që humbën jetën nga kjo tragjedi.
Lini një Përgjigje