Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, gjatë një intervistë televizive ka folur rreth nismës “Ballkani i Hapur” dhe raporteve që ka me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Në një intervistë për “AbcNews” Abazoviç tha se raporti i tij me Kurtin është shumë miqësor dhe korrekt, ndërkohë konfirmoi se të mërkurën do të takohet në Shkup me të, ku do diskutojnë për zhvillimet e fundit, mes të cilave dhe planin franko-gjerman.
“Unë i kam shumë mirë dhe nesër do takohemi në Shkup dhe kemi vendosur një termin dhe do jemi pak bashkë dhe diskutojmë pak dhe marrëveshjen franko-gjermane. Ai ka një respekt të jashtëzakonshëm dhe jam I kënaqur se si e kemi raportet mes njëri tjetrit”, tha ai.
Në lidhje me skepticizmin për nismën “Ballkani e Hapur”, ai u shpreh se Mali i Zi mbështet çdo iniciativë që i shërben integrimit të vendit të tij në BE.
“Skepticizëm kanë vetëm atë njerëz që jetojnë në të kaluarën. Për mua nuk ka vlerë emri i iniciativës, por a është funksionale apo jo. Objektivi i Malit të Zi është integrimi në BE, çdo instrument që na ndihmon ne jemi pro, kush është e dëmton ne nuk e pranojmë”, tha ai.
Lini një Përgjigje