Trump kishte theksuar se Shtetet e Bashkuara "do të godasin dhe shkatërrojnë termocentralet iraniane, duke filluar nga më i madhi, nëse Teherani nuk i hap plotësisht Ngushticat brenda 48 orëve"...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se SHBA-ja dhe Irani patën bisedime shumë të mira dhe konstruktive gjatë dy ditëve të fundit, ndërsa urdhëroi Departamentin e Mbrojtjes të shtyjë çdo sulm ndaj objekteve energjetike iraniane për 5 ditë.
Në postimin e tij në Truth Social, Trump shprehet se "kam kënaqësinë të njoftoj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë pasur bisedime shumë të mira dhe konstruktive, gjatë dy ditëve të fundit, në lidhje me zgjidhjen e plotë dhe përfundimtare të armiqësive tona në Lindjen e Mesme".
Ai vazhdoi: “bazuar në frymën dhe tonin e këtyre diskutimeve të hollësishme dhe konstruktive, të cilat do të vazhdojnë gjatë gjithë javës, i kam dhënë udhëzime Departamentit të Luftës që të shtyjë çdo sulm ushtarak kundër objekteve dhe infrastrukturës energjetike iraniane për një periudhë prej pesë ditësh, në varësi të suksesit të takimeve dhe diskutimeve në vazhdim.”
Që nga java e kaluar, Trump ka deklaruar se nuk është i interesuar të arrijë ndonjë lloj marrëveshjeje me Iranin, duke thënë: "mund të flasim, por nuk dua të bëj një armëpushim".
Të shtunën në mbrëmje, presidenti amerikan i kishte dhënë Iranit një afat 48-orësh për të hapur Ngushticën e Hormuzit, përndryshe do të përballej me sulme ndaj termocentraleve të tij.
Trump kishte theksuar se Shtetet e Bashkuara "do të godasin dhe shkatërrojnë termocentralet iraniane, duke filluar nga më i madhi, nëse Teherani nuk i hap plotësisht Ngushticat brenda 48 orëve".
Në përgjigje të kërcënimit të Trump, ushtria iraniane kishte thënë se do të synonte infrastrukturën e energjisë dhe të desalinizimit që i përket Shteteve të Bashkuara dhe regjimeve rajonale, sipas agjencisë së lajmeve Fars .
Megjithatë, pas postimit të ri të Trump, duket se afati nuk vlen më.
Reagimi nga Teherani
Televizioni shtetëror i Iranit reagoi ndaj deklaratave të reja të Trump, në të cilat ai tha se SHBA-të dhe Irani kishin pasur bisedime shumë të mira dhe konstruktive në dy ditët e fundit, dhe se ai urdhëroi Ministrinë e Mbrojtjes të shtyjë çdo sulm ndaj objekteve energjetike iraniane për pesë ditë.
"Presidenti amerikan tërhiqet pas paralajmërimit të fortë të Iranit", raportoi televizioni shtetëror iranian.
Në të njëjtën kohë, agjencia iraniane e lajmeve Tasnim deklaroi se "udhëheqësi i qeverisë terroriste amerikane, Donald Trump, është tërhequr!", duke reaguar gjithashtu ndaj deklaratave të presidentit amerikan.
Ambasada iraniane në Kabul të Afganistanit përcolli gjithashtu të njëjtin mesazh, duke thënë se Trump u përmbajt nga sulmet pas "paralajmërimit të fortë" të Iranit.
Duhet theksuar se agjencia iraniane e lajmeve Fars, duke cituar një burim, pohoi se nuk kishte komunikim të drejtpërdrejtë midis Iranit dhe SHBA-së, as nëpërmjet ndërmjetësve .
Çfarë ndodhi pas njoftimit të Trump?
Çmimet e naftës kanë rënë ndjeshëm pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se bisedimet e vazhdueshme midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mund t'i japin fund luftës.
Nafta e papërpunuar Brent, indeksi global i naftës, ra me më shumë se 7% duke u tregtuar nën 99 dollarë për fuçi, pasi ishte ngjitur në 114 dollarë për fuçi më herët gjatë ditës. Nafta WTI, indeksi amerikan, ra me 8% në 90 dollarë për fuçi, rreth 10 dollarë më poshtë se sa ishte tregtuar më herët gjatë ditës. /Pamfleti/
Trampi c'thote sot nuk thote neser,ose me mire te them qe c'i thote izraeli ato thote!ne bisedime ishin edhe Kur e sulmuan iranin,dhe perseri sulmuan!trampi s'eshte asgje tjeter pervec nje hipokrit dhe arrogant,qe eshte katandisur kukulla e izraelit!