Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, gjatë një vizite në qytetin jugor të Aradit, i goditur nga sulme iraniane, deklaroi se Irani përbën një kërcënim për të gjithë botën dhe duhet të ndalet.
“48 orët e fundit treguan qartë rrezikun që paraqet Irani. Ata goditën një zonë të populluar me civilë; fatmirësisht askush nuk u vra, por kjo ishte rastësi, jo qëllim. Qëllimi i tyre është të vrasin civilë,” u shpreh Netanyahu.
Ai theksoi se Izraeli po bashkëpunon me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’iu përgjigjur këtij kërcënimi, duke u bërë thirrje edhe vendeve të tjera që t’i bashkohen kësaj përpjekjeje.
“Thirrja e presidentit Trump për t’u përballur me këtë regjim terrorist fanatik nuk është vetëm për sigurinë e Amerikës dhe Izraelit, por për sigurinë e të gjithë botës,” deklaroi kryeministri izraelit, duke nënvizuar nevojën për një reagim të shpejtë nga komuniteti ndërkombëtar.
Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu said Iran 'threatens the entire world and has to be stopped' during a visit to the site of an Iranian missile strike in Arad, southern Israel https://t.co/F7TukDLoXn pic.twitter.com/50tyvUPpsY
— Reuters (@Reuters) March 23, 2026
Lini një Përgjigje