TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Korrik 2024, 16:19

A e parashikuan vërtet “The Simpsons” atentatin ndaj Donald Trump?

Shkruar nga Pamfleti

A e parashikuan vërtet “The Simpsons” atentatin ndaj Donald

A e parashikuan vërtet “The Simpsons” atentatin ndaj Donald Trump? Menjëherë pas të shtënave nisën të qarkullojnë pasazhe në rrjet, ku pretendohet se në filmin vizatimor ka një moment ku Trump shfaqet i vdekur. Sipër arkivolit shkruhet “R.I.P Donald Trump, 1946-2024”.

“A e parashikuan edhe një tjetër ngjarje “The Simpsons”?”; “Sigurisht që “The Simpsons” do e dinin”; “Ok, bota duhet të mbajë shënim nga “The Simpsons”; ishin disa nga komentet që vërshuan në rrjetet sociale.

Stafi i Reuters pyetën producentin ekzekutiv të “The Simpsons”, i cili konfirmoi se në fakt, skena që po qarkullon online është e rreme.

A e parashikuan vërtet “The Simpsons” atentatin ndaj Donald

Matt Selman, producenti ekzekutiv i “The Simpsons” tha:

“Imazhi i Donald Trump në një arkivol nuk është shfaqur kurrë në “The Simpsons”. Është i edituar. Nuk ka asnjë provë se ky moment është shfaqur në një episod të shfaqjes. Është e trishtë, por është kaq e thjeshtë të krijohen skenare dhe parashikime të rreme nga “The Simpsons” me qëllim që të keqinformohen njerëzit”.

A e parashikuan vërtet “The Simpsons” atentatin ndaj Donald

Imazhi në fjalë qarkullon në rrjetet sociale qysh prej vitit 2017 dhe mesa duket, dikush ka pasur gjithë kohën e botës që ta krijojë dhe të bindë njerëzit se “The Simpsons” e kanë parashikuar ‘vdekjen’ e ish-presidentit.

Lini një Përgjigje