TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Gusht 2025, 20:40

A do të ketë paqe në Ukrainë? Trump: Do e zbulojmë brenda dy javësh!

Shkruar nga Pamfleti

A do të ketë paqe në Ukrainë? Trump: Do e zbulojmë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar se nëse Ukraina dhe Rusia do të bëjnë paqe do të mësohet brenda dy javësh.

Gjatë një interviste, Trump tha gjithashtu se pas kësaj SHBA duhet të miratojë një strategji ndryshe.

"Brenda dy javësh do ta dimë nëse do të ketë paqe në Ukrainë në një mënyrë apo në një tjetër. Pas kësaj, ndoshta do të na duhet të miratojmë një strategji të ndryshme", tha Presidenti i SHBA-së Donald Trump në një intervistë në Todd Starnes Show.

Nga ana tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzon Moskën se po përpiqet të shmangë një takim për të gjetur një zgjidhje për fundin e luftës.

"Për momentin, sinjalet që po dërgon Rusia janë thjesht të pahijshme. Ata po përpiqen të shmangin nevojën për të mbajtur një takim", u shpreh Zelensky në një postim në rrjete sociale.

 

Lini një Përgjigje