TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Dhjetor 2025, 18:39

“91 dronë ndaj rezidencës së Putinit”/ Ukraina i përgjigjet Rusisë: Po kërkon justifikim për të sulmuar!

Shkruar nga Pamfleti
“91 dronë ndaj rezidencës së Putinit”/ Ukraina i
Ministri i Jashtëm ukrainas, Andriy Sibikha

Ukraina është shprehur se Moska po kërkon “justifikime të rreme” për të kryer sulme të mëtejshme.

Ministri i Jashtëm ukrainas u ka bërë thirrje liderëve botërorë të dënojnë atë që e cilësoi si manipulim të hapur nga Rusia.

Duke iu referuar akuzave të Moskës për një sulm të pretenduar ukrainas ndaj rezidencës së presidentit rus Vladimir Putin, ministri i Jashtëm Andriy Sibikha tha në platformën X se kjo është “një taktikë standarde ruse: të akuzosh palën tjetër për diçka që po e bën ose po planifikon ta bësh vetë”.

Më herët, edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i hodhi poshtë akuzat ruse, duke i cilësuar ato si “të rreme”. Ai bëri të ditur se e ka diskutuar çështjen edhe me kancelarin gjerman Friedrich Merz.

“Këto janë gënjeshtra”, tha Zelensky, duke shtuar se Rusia synon të minojë përparimin e arritur mes Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara në bisedimet për paqe.

Në të njëjtën kohë, presidenti ukrainas paralajmëroi se Rusia mund të jetë duke përgatitur sulme ndaj ndërtesave qeveritare në Kiev dhe i bëri thirrje SHBA-së të reagojë në përputhje me kërcënimet që vijnë nga Moska.

ukraina sulm rusia

Lini një Përgjigje