Kievi ka tentuar të sulmojë me 91 dronë rezidencën e Presidentit rus Vladimir Putin në rajonin e Novgorodit të dielën në mbrëmje, sipas Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov .
Nuk ka raportime për viktima apo dëme.
Sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS , duke cituar Lavrovin, nga nata e së dielës deri në mëngjesin e së hënës, Ukraina sulmoi rezidencën presidenciale të presidentit rus në rajonin e Novgorodit me 91 dronë me rreze të gjatë veprimi.
“Veprime të tilla të pamatura nuk do të mbeten pa u ndëshkuar”, tha Lavrov, duke theksuar se Rusia do të përgjigjet.
Nuk është e qartë nëse Putini ishte në rezidencë në kohën e sulmit.
Ndërkohë ka reaguar Volodymyr Zelenskyy, i cili tha se akuzat për sulmin e Ukrainës ndaj rezidencës zyrtare të Vladimir Putinit janë të rreme.
"Këto janë gënjeshtra", tha presidenti ukrainas.
Zelensky vazhdoi duke thënë se Rusia dëshiron të minojë përparimin e bërë midis Ukrainës dhe SHBA-së në bisedimet e paqes, ndërsa paralajmëroi se Rusia po përgatit terrenin për të sulmuar ndërtesat qeveritare në Kiev.
Lini një Përgjigje