TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Dhjetor 2025, 16:40

"Fëmijët vrasës", si i rekrutojnë rrjetet kriminale të miturit si ekzekutorë

Shkruar nga Pamfleti

"Fëmijët vrasës", si i rekrutojnë rrjetet

Lufta mes bandave kriminale në Suedi ka dalë jashtë kontrollit dhe po shënon nivele alarmante. Sipas një investigimi të publikuar nga Al Jazeera, një nga fenomenet më shqetësuese nuk është vetëm trafiku ndërkombëtar i drogës me vlerë të lartë, por rekrutimi i fëmijëve nga këto rrjete kriminale, për t'i përdorur në vrasje me pagesë.

Bandat po shfrytëzojnë boshllëqet në sistemin penal suedez, pasi dënimet për të miturit janë shumë më të lehta, duke i bërë ata “ekzekutorët idealë”.

Një raport i policisë suedeze për vitin 2023 vlerësonte se rreth 1.700 të mitur ishin të përfshirë në rrjete kriminale. Por të dhënat më të fundit tregojnë një rritje të frikshme: vetëm nga janari deri në gusht të vitit 2025, janë arrestuar 66 fëmijë të moshës 13-14 vjeç, krahasuar me vetëm 27 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ndërsa më parë viktimat kryesore të rekrutimit ishin fëmijët nga lagje të varfra ose me përkujdesje sociale, sot bandat po targetojnë fëmijë nga çdo shtresë sociale dhe çdo lagje, duke shkatërruar çdo iluzion se kjo është një krizë e kufizuar vetëm në zonat e margjinalizuara.

Lini një Përgjigje